Batatina: I treguam Ballkanit që edhe nëse behesh kampion, nuk mund ta mposhtësh Llapin

Futboll

Batatina: I treguam Ballkanit që edhe nëse behesh kampion, nuk mund ta mposhtësh Llapin

Më: 1 maj 2022 Në ora: 17:43
Batatina: I treguam Ballkanit që edhe nëse behesh kampion, nuk mund ta mposhtësh Llapin

Derbi i xhiros së 32-të në Superligë e Kosovës në futboll ndërmjet Llapit dhe Ballkanit, ka përfunduar pa fitues. 

Dueli në stadiumin “Zahir Pajaziti”  u mbyll me rezultat 1-1, duke ia shtyer kështu Ballkanit festën e titullit kampion.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina uroi skuadrën e Ballkanit për titullin, por gjithashtu kishte edhe disa thumbime drejt tyre.

“Mendoj që bën gabimin në pjesën e parë, pranuam gol herët dhe nuk duhet bërë një gabim i tillë. Pjesa e parë nuk ishte e jona, por në pjesën e dytë e kemi dominuar kundërshtarin në çdo aspekt, po te ishim më të vemendshem mund të fitonim, por treguam karakter, lojë dhe luftë”, tha fillimisht Batatina për Art Sport1.

“Llapi do t’i marrë ndeshjet me vazhdimesi, Ballkanit i uroj titullin. Arbitri nuk u afrua asnjëherë tek VAR’i, kanë qenë dy prekje me dorë. Edhe tek goli i Ballkanit nuk është shikuar VAR’i”.

“I treguam Ballkanit që edhe nëse behesh kampion, nuk mund ta mposhtësh Llapin. Ne kemi gabu pse Ballkani është kampion”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat