Barcelona do të përpiqet të forcohet në sektorin sulmues

Futboll

Barcelona do të përpiqet të forcohet në sektorin sulmues

Më: 7 maj 2022 Në ora: 11:38
Lukaku

Në një kohë kur pritej fillimi i negociatave mes Romelo Lukakut dhe Barcelonës për lëvizjen e belgut drejt Spanjës gjatë merkatos së ardhshme, duket se Chelsea ka ndryshuar vendim për sulmuesin.

Pavarësisht buxhetit të kufizuar Barcelona do të përpiqet të forcohet në sektorin sulmues gjatë verës.

Për përforcimin e këtij reparti të katalanasve u përmendën disa emra, përfshirë sulmuesin e Chelsea-t, Romelu Lukaku, i cili nuk ka kaluar një sezon aspak të pëlqyeshëm të “blutë” e Londrës. Megjithatë, tashmë duket se ky transferim mund të mos shohë dritë!

Gjatë një konference për shtyp, trajneri i Chelsea-t, Thomas Tuchel, mohoi çdo thashetheme për një largim të mundshëm të Romelu Lukaku-t këtë verë.

“Unë gjithmonë dua që ai të jetë një element i rëndësishëm. Për momentin, ai është një pjesë e rëndësishme e skuadrës për sezonin e ardhshëm. Nuk ka asnjë lojtar që do të largohet për shkak të situatës. Ne kemi nënshkruar me një lojtar të madh, kemi ende një lojtar të madh”, deklaroi gjermani.

Lajm i keq ky për Barçën, pasi duket se 28-vjeçari do duhet të qëndrojë të paktën edhe një sezon në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat