Interi merr vendim për portierin

Futboll

Interi merr vendim për portierin

Më: 7 maj 2022 Në ora: 15:27
Interi merr vendim për portierin

Interi është i gatshëm të largojë Ionut Radun në formë huazimi gjatë afatit kalimtar të verës.

Portieri rumun bëri një gabim fatal në humbjen 2-1 të Interit nga Bologna në muajin e kaluar, duke lejuar që Nicola Sansone të shënonte në minutën e 81-të.

Kjo humbje ia dha Milanit përparësinë në garën për titull, duke vënë presion shtesë mbi Simone Inzaghin dhe skuadrën e tij.

Megjithatë, dy klube janë të interesuara për Radun. Sipas “FCInternews.it”, Lecce dhe Cremonese janë klubet e interesuara për portierin e kampionit në fuqi të Italisë. Të dy klubet së fundi siguruan ngjitjen nga Serie B në Serie A.

Zyrtarët e klubeve në fjalë thuhet se kanë kontaktuar tashmë me agjentin e 24-vjeçarit, Oscar Damianin.

Ionut Radu do të ketë disa javë kohë për të marrë një vendim lidhur me të ardhmen e tij.

Portieri nga Bukureshti ka kontratë të vlefshme me Interin deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat