Zguro ka një mesazh për shokët e skuadrës

Futboll

Zguro ka një mesazh për shokët e skuadrës

Më: 11 maj 2022 Në ora: 12:08
Zguro ka një mesazh për shokët e skuadrës

Skënderbeu u bë skuadra e parë që i dha lamtumirën Kategorisë Superiore, duke iu rikthyer në të parën pas plot 13 vitesh plot lavdi, ku përveç shumë trofeve, ia doli të luanë dy herë edhe në grupet e Europa League.

Një nga personat që e ka vuajtur më së shumti këtë rrëzim, ka qenë padyshim kapiteni Vangjel Zguro, i cili ka zgjedhur një mesazh prekës për t’u përshendetur edhe me shokët e skuadrës.

“Kështu do ju mbaj mend, të bashkuar. Jeni një ndër grupet më të mira që kam parë. Keqardhje që gjërat erdhën kështu, ju u bëtë pjesë e jetës sime, ju dua pafund vëllezërit e mi.

Jam i sigurt që të gjithë pa përjashtim keni një karrierë të gjatë para, kjo duhet t’iu bëjë më të fortë. Po shkruaj dhe po qaj. Ju dua cuna. Forca Skënderbeu. Faleminderit për çdo gjë. Gjithmonë mirënjohës”, shkruan Zguro.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat