10 vite më parë Aguero shënon golin e titullit për Cityn në Premier Ligë, reagimi i tifozëve të United ishte epik

Futboll

10 vite më parë Aguero shënon golin e titullit për Cityn në Premier Ligë, reagimi i tifozëve të United ishte epik

Më: 13 maj 2022 Në ora: 16:43
Ilustrim

Në këtë ditë, 10 vite më parë, Manchester City shënoi dy gola në minutat shtesë për të fituar titullin e Premier Ligës për herë të parë pas 44 vitesh.

"AGGUUEEERROOOO! Ju betohem se nuk do të shihni më kurrë diçka të tillë!", të gjithë tifozët e Manchester United nuk mund ta besonin kur komentatori Martin Tyler i tha këto fjalë të famshme.

Trajneri i Cityt asokohe, Roberto Mancini, nga gëzimi kërceu te asistenti i tij Brian Kidd, ndërsa mijëra tifozë u vërsulën brenda stadiumit “Etihad” për të festuar momentin më të madh në historinë e tyre, përcjell KosovaPress.

Ndërkaq, në stadiumin “Light”, vetëm pak çaste pasi skuadra e Sir Alex Ferguson siguroi një fitore 1:0 kundër Sunderland falë një goli të Wayne Rooney, lajmet filluan të përhapeshin se City kishte shënuar golin e fitores në minutat shtesë për të fituar titullin përmes gol-dallimit.

Në ndeshjen e fundit të sezonit, goli i fundit i Sergio Agueros shkatërroi shanset e United për titull në rrethanat më dramatike, dhe kjo shihej në të gjitha fytyrat e “Djajve të Kuq”.

Më poshtë mund ta gjeni videon e reagimit të Manchester United e tifozëve të tyre kur e kuptojnë se City ka shënuar golin e fitores së titullit, dhe sekuencat nga ndeshja mes Cityt e QPR ku Aguera shënon golin e tij që shkatërroi ëndrrat e “Djajve të Kuq”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat