Edhe Vllaznia futet në garë

Futboll

Edhe Vllaznia futet në garë

Më: 17 maj 2022 Në ora: 11:45
Edhe Vllaznia futet në garë

Vllaznia gjatë ditës së djeshme edhe zyrtarisht emëroi për trajner Mirel Josën, ndërsa me aminin e tij drejtuesit e kësaj skuadre ka gjasa që të futen në bisedime me portierin shkupjan, Bekim Rexhepi, i cili së fundmi ishte pjesë e skuadrës së Skënderbeut, njofton “infOSport.mk”.

Emri i Rexhepit lidhet ngushtë edhe me Partizanin e Tiranës, skuadër kjo që gjithashtu dëshiron shërbimet e gardianit shkupjan,  që ende është në pronësi të Shkëndijës.

Megjithatë si duket drejtuesit e skuadrës tetovare sërish do e huazojnë të njëjtin, ndërsa nëse jepet mundësia, të njëjtin edhe do e shisnin nëse do gjenin gjuhë të përbashkët me ndonjërën prej skuadrave të interesuara.

Rexhepi edhe pse me Skënderbeun këtë vit nuk arritën të sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit shqiptarë, ai la pështypje shumë të mirë me paraqitjet që bënte në portën e skuadrës korçare, ndaj dhe i njëjti me shumë gjasa do të vazhdojë karrierën e tij në futbollin shqiptarë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat