Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Southamptonit e Liverpoolit

Futboll

Mbyllet pjesa e parë, ja rezultati mes Southamptonit e Liverpoolit

Më: 17 maj 2022 Në ora: 21:40
Liverpool

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes skuadrës së Southamptonit dhe gjigantit anglez Liverpool, ku të dy skuadrat hynë drejt zhveshtores me nga një gol të shënuar.

Pas 45’ minutave të zhvilluara në stadiumin “St. Mary”, Liverpooli është duke barazuar si mysafirë me rezultat 1:1 me Southamptonin.

Fillimisht, rezultatin i pari e zhbllokoi sulmuesi i krahut Nathan Redmond, i cili kaloi Southamptonin në epërsi rpej 1:0 në minutën e 13’ të ndeshjes.

Golin e barazimit për Liverpoolin e shënoi Takumi Minamino, i cili në minutën e 27’ barazon shifrat në 1:1.

Pjesa e parë mbyllet me rezultat të barabartë 1:1.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat