Kyrebashkiaku i Madridit: Mbappe te Reali është 99 për qind e kryer

Futboll

Kyrebashkiaku i Madridit: Mbappe te Reali është 99 për qind e kryer

Më: 18 maj 2022 Në ora: 15:22
Kyrebashkiaku i Madridit: Mbappe te Reali është 99 për qind e kryer

Transferimi i Kylian Mbappe te Real Madrid “është bërë në masën 99%”.

Fjala e kryebashkiakut të kryeqytetit spanjoll, Jose Luis Martinez Almeida, i cili mbrëmjen e djeshme ka darkuar me Emirin e Katarit. Duke folur në radion “Cadena Ser” ai tha: “Unë mendoj se Mbappe te Real Madrid është 99% e përfunduar. Por për të ngrënë në paqe darkën, thashë se isha një tifoz i Atletico Madrid”, shtoi ai.

Në kuadër të vizitës në Spanjë nga Emiri i Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani, kryetari i bashkisë darkoi me të të martën në mbrëmnje në pallatin mbretëror, në prani të mbretit të Spanjës Felipe VI dhe presidentit të PSG-së Nasser Al Khelaifi.

Emiri i Katarit, Tamim ben Hamad Al Thani, ka nisur dje në vizitë shtetërore në Spanjë, qëllimi i së cilës është forcimi i lidhjeve ekonomike me Madridin.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat