De Laurentis nuk e ka ndihmuar

Futboll

De Laurentis nuk e ka ndihmuar

Më: 19 maj 2022 Në ora: 16:01
Koulibaly

Kalidou Koulibaly është një nga lojtarët më jetëgjatë te Napoli teksa prej tetë vitesh bën pjesë e të kaltërve. Pavarësisht disa ofertave, senegalezi nuk ka lëvizur ndërsa së fundmi është shprehur se në fillimin e aventurës me Napolin nuk e kishte menduar se do të qëndronte për kaq shumë kohë.

Ndër të tjera, Koulibaly tregon se klauzola e lartë e vendosur nga presidenti Aurelio De Laurentis nuk e ka ndihmuar për të nisur një aventurë të re në karrierë megjithatë shton se ai nuk është tipi i lojtarit që shkon dhe bën sherr me presidentin. 

Kur erdha në Napoli nuk e mendoja se do të qëndroja për kaq gjatë te Napoli, janë tetë vite. Kam pasur oferta edhe nga klube të tjera, por në fund kanë vendosur termat që kanë qenë të parashikuara në kontratë.

Klauzola për t’u larguar ka qenë e lartë megjithatë unë nuk jam nga ata që shkojnë dhe bën sherr me presidentin për të arritur objektivin tim.

Gjithsesi, më bëhet qejfi që kam kaluar tetë vite në një skuadër pasi pak lojtarë e arrijnë këtë”. Më pas Koulibaly zbulon profesionin e tij nëse nuk do të ishte bërë futbollist ndërsa tregon se në fëmijëri i pëlqente matematika.

“Çfarë profesioni do të ushtroja nëse nuk do të isha bërë futbollist? Në shkollë më pëlqente matematika, shifrat. Kisha një dhunti në këtë aspekt dhe do të më kishte pëlqyer të punoja në bankë, kontabilist ndoshta. Më ka tërhequr gjithnjë kjo fushë, edhe kur vjen puna te shifrat e kontratës sime përpiqem të negocioj mirë”, u shpreh me të qeshur Koulibaly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat