Hamburgu fiton të parën me Herthan, pranë kthimit në elitë

Futboll

Hamburgu fiton të parën me Herthan, pranë kthimit në elitë

Më: 19 maj 2022 Në ora: 23:15
Hamburgu fiton të parën me Herthan, pranë kthimit në elitë

Hamburgu pranë kthimit në elitën e futbollin gjerman pas katër sezonesh në Bundesligën dy.

Gjashtë herë fituesit e Bundesligës mposhtën 0-1 Herthan e Berlinit në sfidën e parë play out të zhvilluar në “Olympiastadion të Berlinit, ku vendosi goli i Reis në minutën e 57-të.

Një sukses shumë i rëndësishëm i Hamburgut, që do të ketë nje avantazh shumë të madh në rezultat dhe psikologjik në sfidën e kthimit, që do të zhvillohet më 23 maj në “Volksparkstadion”.

Nëse Hertha e Berlinit nuk do të arrijë të përmbysë këtë disfatë në ndeshjen e kthimit, do të ishte dështim për trajnrin Felix Magath, që mori drejtimin e skuadrës kryeqytetase pikërisht për të siguruar qëndrimin në Bundesligë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat