Objektivi i Romës është Paulo Dybala

Futboll

Objektivi i Romës është Paulo Dybala

Më: 20 maj 2022 Në ora: 16:31
Totti

Edhe nëse nuk është më në fushë, apo edhe pse nuk ka një pozicion në klubin e Romës, Francesco Totti mbetet i “dashuruar” pas klubit të zemrës dhe së fundmi duket se do të tentojë të japë një kontribut për të përforcuar kryeqytetasit në sezonin e ardhshëm.

Objektivi i Romës është Paulo Dybala dhe Totti do të takohet me argjentinasin në Milano në një ndeshje bamirësie të organizuar nga Eto’o.

Totti thekson se në fushë do t’i flasë Dybalës në përpjekje për ta bindur të transferohet te verdhekuqtë.

“Të shohim nëse mund ta transferojmë Dybalan te Roma. Do ta takoj në Milano në ndeshjen e Eto’o dhe do të luajmë së bashku.

Do të përpiqem që ta bëj të paktën ta mendoj Romën si një opsion, shpresoj ta bind, por shpresoj që edhe në klubin e Romës të kenë të njëjtin mendim me mua në lidhje me Dybalan.

Por, do të ishte një çmenduri nëse Roma nuk do ta pëlqente si opsion Dybalan”, u shpreh Totti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat