Liria apo Vushtrria?

Futboll

Liria apo Vushtrria?

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:16
Liria apo Vushtrria?

Sot (e shtunë) zhvillohet ndeshja e barazhit në Ligën e Parë të Kosovës në futboll. 

Liria - VUshtrria, dy skuadra të njohura përballen mes vete drejt synimit për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.

Liria e cila përfundoi sezonin në pozitën e dytë të Grupit A, do të përballet me Vushtrrinë, e cila gjithashtu u pozicionua në vendin e dytë të Grupit B.

Ndeshja tejet interesante do të zhvillohet në “18 qershori” të Klinës, me fillim nga ora 15:00.

Tifozëritë e të dy skuadrave kanë shprehur interesim të jashtëzakonshëm për këtë ndeshje, andaj pritet spektakël si në fushë ashtu edhe në tribuna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat