Veliaj jep porositë e fundit para finales së Conference Legue

Futboll

Veliaj jep porositë e fundit para finales së Conference Legue

Më: 21 maj 2022 Në ora: 11:40
Veliaj jep porositë e fundit para finales së Conference Legue

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, paraditen e sotme ka dhënë porositë sa i përket masave që do të merren për finalen e Conference League i cila do të luhet më 25 maj në stadiumin “Air Albania” mes Romës dhe Feynoord.

Veliaj është shprehur se Tirana do të “hermetizohet” dhe në kryeqytet do të futen vetëm ata që kanë një biletë për të parë ndeshjen.

Masat që do të merren do të jenë njëjtë si në vizitat e George Bush dhe Papa Franceskut ka thënë kryebashkiaku.

Nga dita e nesërme Veliaj u kërkoi qytetarëve të lënë makinat në shtëpi, teksa transporti urban do të punojë normalisht.

”Na duhen të gjitha trupat në terren, ka disa njerëz që nuk i përballojnë mirë emocionet, na duhen shumë trupa në terren, ata që dinë të komunikojnë se do ketë njerëz që do duan orientim. Ne kemi përgatitur 3 zona fansash, do të jetë qendra, sheshi ‘Skëndërbej’. Tifozët e Romës do të jenë te amfiteatri, ndërsa pjesa tjetër te Pedonalja e Tiranës. Nesër do të jetë dita pa makina, transporti publik do të jetë në qarkullim.

Mos e merrni rrugën për të ardhur në Tiranë, qyteti do të zbatojë protokollin që ndoqi në vizitën e Bush apo të Papa Françeskut. Qyteti do të hermetizohet. Pa një biletë për ndeshjen nuk futeni dot në Tiranë. Thirrja për të gjithë qytetarët, mos e merrni mundimin kot. Qytetarët e Tiranës të lëvizin sa më shumë në këmbë, sa më shumë me biçikleta, “ deklaroi Veliaj.

Kujtojmë që më datën e 25, qeverua e ka shpallur ditë pushimi për të gjithë qarkun e Tiranës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat