Benzema e pranon: Unë mendoj për ‘Topin e Artë’

Futboll

Benzema e pranon: Unë mendoj për ‘Topin e Artë’

Më: 21 maj 2022 Në ora: 15:19
Benzema e pranon: Unë mendoj për ‘Topin e Artë’

Ylli i Real Madridit, Karim Benzema e ka pranuar se synim i tij është ‘Topi i Artë’.

Reprezentuesi francez ka qenë lojtari kryesor tek ‘Los Blancos’ duke e ndihmuar këtë skuadër të fitojë La Ligën si dhe të kualifikohet në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve, ku madrilenët do të ndeshen me Liverpoolin.

Benzema në një intervistë për “Esquire Middle East”, tha se mendon për ‘Topin e Artë’.

“Sigurisht se unë mendoj për ‘Topin e Artë’. Këto janë gjëra të rëndësishme për lojtarët. Do të vjen ky çmim nëse vazhdojë të bëj gjëra pozitive me ekipin tim. Çdo herë afrohem pak më shumë.

Vitin e kaluar përfundova në vendin e katërt, nuk isha larg. Këtë vit jam më afër, fitova trofe me ekipin. Mund të them se tashmë jam bërë sulmuesi të cilin e kam ëndërruar”, theksoi francezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat