Theu edhe rekordin e Salihit

Futboll

Theu edhe rekordin e Salihit

Më: 29 maj 2022 Në ora: 22:53
Theu edhe rekordin e Salihit

Xhakomo Vrioni është shpallur sot golashënuesi më i mirë në kampionatin austriak të futbollit.

Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, ka luajtur me Tirol ndeshjen e fundit të këtij edicioni, atë play-off për pjesëmarrjen në Ligën e Konferencës ndaj Rapid të Vjenës.

Skuadra e tij u mund 2-0 dhe nuk siguroi Europën, por për sulmuesin shqiptar ishte gjithsesi një edicion shumë i suksesshëm pasi në fund të sfidës u nderua me trofeun e golashënuesit më të mirë të Bundesligës austriake.

Vrioni e mbylli kampionatin me 19 gola të shënuar, duke ndarë vendin e parë me yllin e Salcburg, Karim Adejemi i cili do të transferohet te Borusia Dortmund në Gjermani.

Një arritje e shkëlqyer për sulmuesin e huazuar nga Juventusi, i cili tregoi se mund të lërë shenjë nëse luan rregullisht.

Ai ia ka dalë kësisoj që të vendosë një rekord të ri për futbollistët shqiptarë në kampionatin austriak, duke thyer shifrën e vendosur 11 vite më parë nga Hamdi Salihi. Ish-sulmuesi i përfaqësueses shqiptare, duke luajtur asokohe me fanellën e Rapid Vjenës, shënonte 18 gola në kampionatin austriak, me Vrionin që e kaloi këtë shifër pikërisht falë rrjetës së tundur në ndeshjen e pak ditëve më parë ndaj Rapidit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat