Holanda merr tre pikët në fund

Futboll

Holanda merr tre pikët në fund

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 23:06
Holanda merr tre pikët në fund

Liga e Kombeve mbylli dhe një tjetër mbrëmje të mbushur plot me emocione, me pretendentët që morën pikët maksimale.

Në kryesfidën e mbrëmjes, Belgjika shpërfytyroi Poloninë, duke e mundur me përmbysje me rezultatin e thellë 6-1, duke u ngjitur në vendin e dytë të Grupit 4, në Ligën A dhe duke harruar atë humbje turpëruese që morën me Holandën.

Kjo e fundit ruajti kryesimin e këtij grupi vetëm në momentet e fundit të takimit, ku triumfoi përballë Uellsit në transfertë.

Në Grupin 1 të Ligës B, Ukraina mundi Irlandën me shifrat 0-1, ndërsa Skocia triumfoi në shtëpi përballë Armenisë me shifrat 2-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat