Partizani është në kërkim të lojtari të krahut të majtë

Futboll

Partizani është në kërkim të lojtari të krahut të majtë

Më: 12 qershor 2022 Në ora: 11:43
Partizani është në kërkim të lojtari të krahut të majtë

Partizani është duke punuar me afrimet në merkato. Pasi konfirmuan trajnerin Dritan Mehmeti, drejtuesit e klubit nga kryeqendra shqiptare tashmë janë duke punuar në transferimin e futbollistëve të rinj.

Partizani është në kërkim të një majtisti, ndërsa dëshira e fundit e “Demave” për krahun e majtë të mbrojtjes, është Gledi Mici, i cili pritet të rikthehet në Superligën shqiptare, pas aventurave të suksesshme në Maqedoni dhe Kosovë.

31 vjeçari për katër vitet e fundit ka luajtur te Shkëndija dhe Prishtina ku është shpallur kampion, ndërsa problemet financiare të Prishtinës kanë bërë të shohë një tjetër aventurë.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se Partizani ka akord për të rikthyer lojtarin në Superligë, teksa kujtojmë se në Shqipëri Mici ka luajtur edhe me Apoloninë, Kamzën, Flamurtarin, Kukësin dhe Skënderbeun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat