Barcelona bën gati një tjetër ofertë për Lewandowskin

Futboll

Barcelona bën gati një tjetër ofertë për Lewandowskin

Më: 16 qershor 2022 Në ora: 11:51
Barcelona bën gati një tjetër ofertë për Lewandowskin

Barcelona po bën gati një tjetër ofertë për Bayernin për transferimin e Robert Lewandowskit.

Klubi katalanas ka siguruar një marrëveshje me bomberin polak, të cilin e pret një kontratë 2+1 me 16 milionë euro neto në sezon.

Bild shkruan se klubi katalanas do t’i ofrojë kampionëve të Gjermanisë 32 milionë euro + 5 milionë të tjera në formë bonusesh për të siguruar kartonin e 33-vjeçarit.

Lewandowski ka edhe një vit kontratë në Bavari, por ka vendosur të nisë një aventurë të re në La Liga pas 8 vitesh te Bayerni. Tashmë drejtuesit e ekipit gjerman mund të dorëzohen duke parë vullnetin e vetë lojtarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat