Besa do të garojë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Futboll

Besa do të garojë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Më: 19 qershor 2022 Në ora: 23:42
Besa do të garojë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut

Besa e Dobërdollit do të garojë në Ligën e Dytë të Maqedonisë së Veriut, mirëpo me sponzor të ri. Kështu thonë informacione të besueshme pranë “infOSport.mk”, që bëjnë me dije se sponzori i ri së shpejti do të marrë gjithçka në duar dhe se do të bëjë konsolidimin e skuadrës.

Të njëjtit më së voni deri të mërkurën duhet të prezantohen edhe zyrtarisht, ndërsa detyra e parë që do kenë, do të jetë përcaktimi i trajnerit të ri, që do të udhëhiqte skuadrën në sezonin 2022/2023.

Është ky një super lajm për gjithë futbollin në anën e Pollogut, e në veçanti për Dobërdollin dhe futbolldashësit e kësaj ane, që edhe sezonin e ri do të shohin gara të një rangu më të lartë, e kur kemi parasysh se Liga e Dytë unike do të dhurojë futboll shumë më cilësor dhe kundërshtarë më atraktiv.

Burimi i njëjtë për “infOSport.mk” thotë se edhe me sponzorin e ri Besa e Dobërdollit d të luaj një rol të madh në kampionat dhe se do të jetë një ndër skuadrat pretendente për inukadrim në Ligën e Parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat