Prestigjozia angleze: Chelsea është gati të blejë Neymar

Futboll

Prestigjozia angleze: Chelsea është gati të blejë Neymar

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 11:14
Prestigjozia angleze: Chelsea është gati të blejë Neymar

Sulmuesi brazilian Neymar, të cilin PSG-ja franceze dëshiron ta heqë qafe, mund të kalojë te Chelsea.

Sipas tabloidit Daily Star, blutë po e konsiderojnë Neymarin për vendin e belgut Romelu Lukaku, i cili së shpejti do të dërgohet në huazim te Interi. Më herët mediat raportuan se parisienët janë gati ta lirojnë brazilianin për 50 milionë euro.

Kontrata aktuale e Neymar me gjigantin francez është deri në verën e vitit 2025.

Parisienët po llogarisin shitjen e brazilianit për të shkarkuar listën e pagave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat