Hajvalia në grup me holandezet e portugezet

Futboll

Hajvalia në grup me holandezet e portugezet

Më: 24 qershor 2022 Në ora: 18:23
Hajvalia në grup me holandezet e portugezet

Sot është mbajtur ceremonia e hedhjes së shortit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve, në kuadër të femrave, ku skuadra kosovare, KFF Hajvalia ka mësuar kundërshtarët e saj.

Shorti e ka vendosur KFF Hajvalinë në Grupin 8 të Ligës së Kampionëve, së bashku me skuadrat e tjera si Benfica, Twente e Agaristas.

Ndeshjen e parë në kuadër të këtij grupi, vashat e Hajvalisë do ta zhvillojnë pikërisht kundër gjigantit portugez, Benficas.

Ndërkaq, të gjitha ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Holandë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat