Fenerbahce leksion Tiranës

Futboll

Fenerbahce leksion Tiranës

Më: 25 qershor 2022 Në ora: 19:56
Fenerbahce leksion Tiranës

Tirana ndodhet në Turqi ku po zhvillon fazën parapërgatitore për nisjen e Champions League dhe ndërkohë ka zhvilluar edhe ndeshje miqësore për të provuar skuadrën.

Ditën e sotme, duke nisur nga ora 17:00 “bardheblutë” zhvilluan një takim “luksi” me ekipin e Fenerbahces, por nuk ia dolën të merrnin një rezultat pozitiv.

Ekipi i Orges Shehit u mund me rezultatin 4-0, ndërsa golin e parë kampionët e Shqipërisë e kanë pësuar nga Mërgim Berisha, me këtë të fundit që i dhuroi avantazhin ekipit turk që në minutën e 9’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa në minutën e 53’ të lojës Fenerbahce do të thellonte rezultatin, duke shënuar golin e dytë me Novak.

Pavarësisht tentativa nga ekipi i Tiranës për të gjetur rrugën drejt portës ndeshja u mbyll me rezultatin 4:0.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat