Ka një pritshmëri të madhe për Serie A

Futboll

Ka një pritshmëri të madhe për Serie A

Më: 29 qershor 2022 Në ora: 13:00
Ka një pritshmëri të madhe për Serie A

Ka një pritshmëri të madhe për Serie A 2022/23, e cila sigurisht do të kushtëzohet nga një ndërprerje e gjatë për Kupën e Botës që do të zhvillohet në Katar në fundin e vitit kalendarik.

Pavarësisht kësaj tifozët presin me padurim të shikojnë futbollin të kthehet protagonist në Itali. Megjithatë, ka nga ata që mendojnë se sezoni i ardhshëm nuk do të jetë aspak i bukur.

Po flasim për  një legjendë të futbollit si Jose Altafini, i cili ka dhënë mendimin e tij në një intervistë të dhënë për Radio Kiss Kiss.

“Do të jetë një kampionat shumë i shëmtuar”, ka thënë Altafini. “Pse i komplikojmë gjërat në këtë mënyrë? Do të jetë një kampionat i ndarë në mes për shkak të Katar 2022. Ashtu si e shikoj unë, gjërat po përkeqësohen shumë në krahasim me të kaluarën”.

Më pas, Altafini ka folur edhe për zgjedhjen e lojtarëve që të arrijnë në skadencën e kontratës për të ndërruar ekip: “më pas janë ata futbollistë që, kur kanë mbetur dy ose një vit në kontratë, duan të largohen”.

Me pak fjalë, mendimi i legjendës është shumë i qartë. Futbolli i sotëm nuk është edhe aq spektakolar në krahasim me atë të së kaluarës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat