Edhe një goditje tjetër...

Futboll

Edhe një goditje tjetër...

Më: 1 korrik 2022 Në ora: 12:04
Logo Interit

Një tjetër goditje e Interit në merkato, para sezonit 2022-2023. Është Henrikh Mikhitarian, që në fakt kishte firmosur ditë më parë me “zikaltrit” deri më 30 qershor 2024, por marrëveshja e depozituar sot në Ligë nga klubi milanez. I freskët nga tri sezone të mira te Roma,

Mikhitarian do të mbushë 34 vjeç janarin e ardhshëm dhe mund të mburret me përvojën ndërkombëtare dhe fleksibilitetin e madh taktik që e lejon atë të luajë pa dallim mes mesfushës dhe sulmit.

Në formacionin 3-5-2 të trajnerit Simone Inzagit, për shembull, futbollisti armen mund të vendoset edhe si mesfushor në vend të Çallhanogllu dhe në mbështetje të një sulmuesi, siç kishte bërë me Mourinjon te Roma.

Një përforcim falas, sepse lojtari ishte i lirë, që shton radhët e mesfushës zikaltër, tashmë të pasuruar me shtimin e Asllanit, i zyrtarizuar të enjten.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat