Rodrigez i befasuar me Mbappen

Futboll

Rodrigez i befasuar me Mbappen

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:51
Mbappe

Ish-sulmuesi i Realit të Madridit dhe PSG-së, Heze Rodrigez, ka nënvizuar se ka mbetur i befasuar nga vendimi i Kylian Mbappesë për të refuzuar Madridin dhe qëndruar në Francë.

Heze ka dhënë një intervistë për “El Patidazo”, ku ka rrëfyer një bisedë me Mbapenë, nga ku ka mësuar se sulmuesi i kombëtares franceze do të transferohej në Madrid.

“Kam mbetur i befasuar që Mbape nuk shkoi në Madrid. Kam biseduar me të dhe ma ka bërë të qartë se dëshironte të luante për Realin. Unë mendoj se nëse ai nuk shkoi te Reali kjo nuk ka të bëjë me paratë apo projektin e Parisit.

Unë mendoj se e gjithë kjo histori u kthye në një lojë politike”, ka thënë sulmuesi aktual i Ankaragyçy në kampionatin turk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat