Martinez kërkohet nga skuadra angleze

Futboll

Martinez kërkohet nga skuadra angleze

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 11:52
Martinez

Manchester United ka bërë një ofertë për qendërmbrojtësin e Ajaxit, Lisandro Martinez.

“Manchester Evening News” ka raportuar se bëhet fjalë për një ofertë prej 43 milionë eurosh.

Kurse, nga “Sky Sports News” është raportuar se bisedimet mes klubeve po vazhdojnë, teksa ka sinjale pozitive që një marrëveshje mund të arrihet.

Martinez thuhet se e dëshiron kalimin në “Old Trafford” për të punuar sërish me trajnerin, Erik ten Hag.

Për mbrojtësin argjentinas interesim ka shprehur edhe Arsenali, teksa pritej se klubi nga Londra do të bënte një tjetër ofertë për të.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat