Shkupi do të garojë në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve

Futboll

Shkupi do të garojë në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 14:45
Shkupi do të garojë në fazën kryesore të Ligës së Kampionëve

Lajme të mira vijnë nga selia e UEFA-s në Nion për Fustal Shkupin. Kampioni i Maqedonisë në futsal, do të nis sezonin e ri në Ligën e Kampionëve nga faza kryesore dhe si nikoqir do të mirëpres sfidat eiminatore që do të zhvillohen në muajin tetor.

Në konkurencë prej 56 ekipeve nga 52 shtete evropiane, Futsal Shkupi është në vendin e 21-të, që i sjell mundësinë për të kaluar fazën paraeliminatore dhe të garojë në mënyrë direkte në fazën kryesore.

Hedhja e shortit është caktuar për 7 korrik në selinë e UEFA-s.

Kujtojmë se sezoni i ri i Ligës së Kampionëve do të nis me ndeshjet eliminatore në muajin gusht, ndërsa faza kryesore do të zhvillohet nga 25 e deri më 30 tetor.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat