City dhe Chelsea afër marrëveshjes, transferimi i Sterling mund të ndodhë së shpejti

Futboll

City dhe Chelsea afër marrëveshjes, transferimi i Sterling mund të ndodhë së shpejti

Më: 2 korrik 2022 Në ora: 23:39
Sterling

Raheem Sterling është një objektiv i Chelsea gjatë kësaj merkatoje, me palët që duken afër marrëveshjes.

Për sulmuesin anglez Chelsea dhe Manchester City po vazhdojnë mes tyre negociatat për transferimin, teksa ekziston mundësia reale që Sterling të nënshkruajë së shpejti.

Sterling është gjithnjë e më afër të luajë në “Stamford Bridge” sezonin e ardhshëm. Madje, në Angli spekulojnë se njoftimi zyrtar mund të bëhet në ditët në vijim.

Besohet se Chelsea do të paguajë pak më shumë se 50 milionë euro për Sterling, i cili tashmë do të kishte një kontratë të rënë dakord për katër sezonet e ardhshme .

Tuchel foli drejtpërdrejt me 27-vjeçarin anglez për t’i treguar se si do të ishte ai në skuadrën londineze. Kjo bisedë shërbeu që Sterling të vendoste përfundimisht të largohej nga City për të nënshkruar me Chelsean.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat