19-vjeçari refuzoi Real Madridin për kampionatin holandez

Futboll

19-vjeçari refuzoi Real Madridin për kampionatin holandez

Më: 4 korrik 2022 Në ora: 12:13
Xavi Simons

Xavi Simons, ish-ylli i akademisë së Barcelonës, ​​i cili sapo ka nënshkruar falas me PSV Eindhoven, kishte kontakte për të kaluar te Real Madridi përpara se të angazhohej në ekipin e drejtuar nga Ruud van Nistelrooy, deri në vitin 2027.

“L’Equipe” zbulon se Real Madridi e kërkoi mesfushorin holandez 19-vjeçar, i cili sapo kishte përfunduar kontratën me PSG-në dhe ishte i bindur të largohej nga skuadra pariziene.

Sipas prestigjiozes sportive franceze, ideja e Real Madridit ishte që të nënshkruante me Xavi Simons dhe ta dërgonte atë te Real Madrid Castilla, me qëllim lehtësimin e përshtatjes së tij dhe përforcimin e filialit, që aspiron promovimin në LaLiga SmartBank.

Xavi Simons e hodhi poshtë ofertën e Real Madridit që në kontaktet e para dhe u angazhua që të luajë në Eredivisie me PSV. Xavi Simons u largua falas nga PSG dhe formosi për PSV deri në vitin 2027.

“Pas tri viteve të mrekullueshme në klub, është koha për të thënë lamtumirë. Iu jam shumë mirënjohës trajnerëve, stafit, shokëve të mi të skuadrës dhe të gjithë stafit. PSG do të jetë gjithmonë në zemrën time”, – shkroi Xavi Simons në rrjetet sociale.

Nga ana e saj, PSV raportoi se “kontrata e Simons me PSG-në skadon këtë verë. Ai ishte në gjendje ta zgjaste atë, por preferon PSV-në karshi kampionit francez, me të cilin luajti nëntë ndeshje sezonin e kaluar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat