Kalimi te Bayerni, Kahn i shuan shpresat

Futboll

Kalimi te Bayerni, Kahn i shuan shpresat

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 11:55
Kalimi te Bayerni, Kahn i shuan shpresat

Cristiano Ronaldo u afrua me Bayern Munchen disa ditë më parë. Ylli portugez nuk është i lumtur në Manchester dhe agjenti i tij Jorge Mendes i propozoi kampionëve të Gjermanisë shërbimet e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”.

Pavarësisht respektit dhe vlerësimit për kualitetin, aftësinë për të shënuar pafund dhe eksperiencën e 37-vjeçarit, bavarezët nuk i tundon firma me golashënuesin më të mirë në histori për shkak të moshës së madhe.

CEO i Bayernit, Oliver Kahn shpjegon pse nuk e cilëson si veprimin e duhur nga ana e klubit gjerman afrimin e CR7: “E vlerësoj Ronaldon si një nga më të mëdhenjtë, por një lëvizje në këtë drejtim nuk do të ishte pjesë e filozofisë sonë.

Ne kemi një filozofi solide, që është të kërkojmë lojtarë të fortë, po, por pa shpenzime të çmendura, sidomos për një lojtar mbi 35 vjeç“, deklaroi ish-portieri i famshëm gjerman.

Sulmuesi portugez u rikthye verën e kaluar tek United pas 12 vitesh, por nuk ia doli të fitonte trofe apo të kualifikohej me “Djajtë e Kuq” në Champions League, kompeticion të cilin e ka për zemër.

Te Bayerni e cilësojnë lojtar në moshë të madhe, ndërkohë që nuk mungon interesimi nga disa klube të Serie A, që ëndërrojnë rikthimin e Ronaldos në futbollin italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat