Skifterat po bëhen gati

Futboll

Skifterat po bëhen gati

Më: 7 korrik 2022 Në ora: 12:45
Skifterat

KF Gjilani për herë të parë në histori të klubit, do t’i ketë afër tifozët zjarrtë Skifterat në një ndeshje evropiane, në mënyrë të organizuar.

Herën e fundit kur Gjilani luajti një ndeshje në garat evropiane, ishte viti 2020 kundër Apoel Nicosia, mysafirët fituan takimin pas vetëm 120 minutave në Fadil Vokrri.

Skifterat nuk ishin të pranishëm në atë ndeshje, për shkak të masave anti-covid të vendosura nga UEFA, ndërsa sonte, pritet të jetë krejtësisht atmosferë tjetër, shkruan Gazeta Olle.

Kuqebardhët do të vendosen në tribunën lindore, aty ku do të përkrahin gjatë 90-të minutave skuadrën e tyre të zemrës, ndërsa kanë krijuar dhe veshje speciale për këtë takim.

Ndeshja në mes të Gjilanit dhe Liepajas zhvillohet nga ora 20:00, ndërsa tifozët gjilanas kanë paralajmëruar udhëtim madhështor drejt Prishtinës.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat