Lokomotiva e 7 shqiptarëve mposhtet nga holandezët

Futboll

Lokomotiva e 7 shqiptarëve mposhtet nga holandezët

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 19:23
Lokomotiva e 7 shqiptarëve mposhtet nga holandezët

Lokomotiva Zagreb ka luajtur sot një miqësore luksi në përgatitjet për sezonin e ri, pasi përballë ka pasur skuadrën e Ajaksit, kampione e Holandës.

Ekipi kroat, në radhët e të cilit ishin 7 futbollistë shqiptarë të gatshëm për duelin e sotëm, është mundur me shifrat 3-0 nga gjigandët holandezë, të cilët dominuan sfidën.

Dy futbollistët e Kombëtares A, Jon Mersinaj dhe Enis Çokaj e nisën ndeshjen si titullarë, ndërsa në pjesën e dytë u aktivizua edhe Sherif Kallaku, i cili pat mundësinë që për disa minuta të luante kundër gjigandëve holandezë.

Ndërkohë, Art Smakaj i përfaqësueses U21 të Kosovës luajti gjithashtu në pjesën e dytë për skuadrën kroate.

Në stol ishin edhe Albion Marku, Indrit Tuci dhe Hajdin Salihu, të cilët nuk u aktivizuan në këtë miqësore ndaj skuadrës së njohur holandeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat