Mohon interesimin për Kanen

Futboll

Mohon interesimin për Kanen

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 17:09
Hasan Salihamixhiq

Bayern Munich humbi në këtë sezon Robert Lewandowskin, teksa nënshkroi me Sadio Mane nga Liverpool.

Megjithatë, senegalezi nuk është një numër 9 i mirëfilltë dhe së fundmi kanë qarkulluar zëra se bavarezët do të tentojnë të transferojnë një sulmues tipik zone si Harry Kane.

Një tratativë në dukje shumë e ndërlikuar, të cilin në fakt kërkon ta mbyllë ende pa nisur mirë drejtori sportiv i gjermanëve, Hasan Salihamixhiq.

Ky i fundit thekson se nuk ka asgjë të vërtetë mbi Harry Kane dhe se Bayern Munich ka vendosur të zbresë në fushë pa një numër 9.

“Zërat në lidhje me Kane janë vetëm thashetheme, tani klubi po ndjek një rrugë tjetër dhe do të luajmë pa një numër 9. Liverpool dhe Manchester City kanë treguar në vite se një sistem i tillë mund të jetë i suksesshëm.

Kemi shumë lojtarë ofensivë dhe ata të stolit kanë të njëjtin kualitet si titullarët, kaq shumë kualitet është diçka e rrallë ta gjesh në Europë. Tani është detyra e trajnerit ta menaxhojë grupin”, u shpreh Salihamixhiq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat