Pas United, Frenkie de Jong e refuzon edhe Chelsean

Futboll

Pas United, Frenkie de Jong e refuzon edhe Chelsean

Më: 8 gusht 2022 Në ora: 19:05
Frenkie de Jong

E ardhmja e Frenkie de Jong vazhdon të jetë ende e paqartë.

Barcelona e dëshiron shitjen e tij për të përmirësuar situatën financiare, por lojtarin nuk po e dëshiron largimin nga “Camp Nou”.

Manchester United shprehi interesim serioz për mesfushorin holandez, por nuk ia doli të arrijë marrëveshje me të.

Pas “Djajve të Kuq”, Chelsea ishte klubi tjetër që i hyri garës për transferimin e de Jongut, megjithatë as “Blutë” nuk po ia dalin ta bindin atë.

Sipas “Relevo”, pronari i ri i klubit londinez, Tod Boehly, e ka telefonuar personalisht 25-vjeçarin ditë më parë, për të diskutuar rreth mundësisë së kalimit të tij në “Stamford Bridge”.

Mirëpo, Frenkie de Jong thuhet se ka refuzuar dhe ia ka përsëritur dëshirën e tij për të përmbushur kontratën me Barcelonën.

Pavarësisht refuzimit, Chelsea thuhet se do të përpiqet që të transferojë ish-mesfushorin e Ajaxit.

Frenkie de Jong me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat