Zbulohen detajet nga marrëveshja e rikthimit të Wernerit në Leipzig

Futboll

Zbulohen detajet nga marrëveshja e rikthimit të Wernerit në Leipzig

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 06:57
Timo Werner.

Chelsea dhe Red Bull Leipzig kanë rënë dakord për transferimin e sulmuesit Timo Werner.

Sulmuesi gjerman po largohet nga Chelsea vetëm pas dy sezoneve, për t’u rikthyer sërish te klubi nga “Red Bull Arena” .

Gazetari gjerman nga “Sport1”, Patrick Berger, ka bërë të ditur se Chelsea do të fitojë 20 milionë euro nga shitja e Wernerit, teksa 10 milionë të tjera janë bonuse.

26-vjeçari do të udhëtojë sot drejt Gjermanisë dhe nesër do t’u nënshtrohet testeve mjekësore, para se të nënshkruajë zyrtarisht me Leipzigun.

Werner ka luajtur te Leipzigu nga viti 2016 deri më 2020, kur u transferua te Chelsea për 53 milionë euro. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat