Juventus arrin marrëveshjen

Futboll

Juventus arrin marrëveshjen

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 13:13
Juventus arrin marrëveshjen

Filip Kostic është një hap larg Juventus-it. Bardhezinjtë dhe Eintracht Frankfurt kanë arritur marrëveshjen për kalimin e serbit te bardhezinjtë.

Operacion prej 16-17 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuset. Futbolli mund të zbarkojë sot në Torino për të zhvilluar vizitat mjekësore.

Një përforcim më shumë për trajnerin Allegri, i cili do të mund të mbështetet edhe te teknika dhe vrapi i serbit në treshen e sulmit, cilësi të çmuara në pritje që Chiesa të rikuperojë plotësisht nga operacioni në gju.

Kostic nuk është grumbulluar për Superkupën e Europës kundër Real Madrid dhe Eintracht ka dalë hapur duke pranuar se marrëveshja me bardhezinjtë është pothuajse e mbyllur.

“Filip ka patur një sjellje shembullorë sezonin e kaluar dhe ka luajtur një rol të rëndësishëm në fitoren e Europa League. Kemi thënë gjithmonë se nuk do të kishim krijuar asnjë pengesë për të nëse do të kishim marrë një ofertë të mirë për të gjithë”, ka thënë drejtori sportiv Markus Krösche.

“Aktualisht jemi në negociata të avancuara me një klub dhe po gjejmë një zgjidhje. Kemi një organikë të pasur dhe kemi shumë besim te lojtarët, që meritojnë të gjithë të kenë një mundësi dhe janë entuziastë për sfidat që na presin.

“Në këtë kontekst, kemi vendosur, edhe për shkak të një kërkese të klubit të ri të mundshme, që të mos e grumbullojmë Filip për Superkupën e Europës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat