Laporta: Meksika dhe SHBA-ja mbajtën gjallë Barcelonën

Futboll

Laporta: Meksika dhe SHBA-ja mbajtën gjallë Barcelonën

Më: 9 gusht 2022 Në ora: 16:47
Laporta

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka dhënë një intervistë për televizionin “TUDN”, ku ka rrëfyer një histori të vjetër.

Ai ka pranuar se Barcelona ka qenë fare pranë shkrirjes si klub, por ekzistenca e saj është siguruar falë parave të ardhura nga Meksika dhe SHBA-ja.

Numri një i klubit katalanas u është referuar viteve ‘30, më saktë vitit 1936 kur nisi dhe lufta civile në Spanjë dhe Barcelona ishte një nga klubet më të prekura.

“Ne u jemi borxhli Meksikës, si dhe Shteteve të Bashkuara, Barça ekziston sot falë faktit që ishte në turne në Meksikë e SHBA në vitin 1937 gjatë Luftës Civile dhe pati mundësinë e një turneu që filloi një vit më herët.

Ishte kurioze sepse paratë që u mblodhën u futën në një llogari në Paris dhe ato para e shpëtuan Barçën që ishte në rrezik zhdukjeje”, tha Laporta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat