FC Ferizaj: Betejën e humbëm por jo luftën 

Futboll

FC Ferizaj: Betejën e humbëm por jo luftën 

Nga: K. G. Më: 14 gusht 2022 Në ora: 13:41
FC Ferizaj

Ferizaj ka qenë shumë afër fitores por 6 minutat e fundit e tradhtuan, nga fitorja 1:2 pësuan humbje me rezultat 3:2 nga Gjilani, në kuadër të javës së parë të elitës së futbollit të Kosovës.

Djelmoshat e kryetrajnerit Arbnor Morina ishin të pafat, që në hapje të kthehen me një pikë nga Gjilani.

“Ndeshja e parë në Superligë pas dy viteve garim ne ligën e parë, betejën e humbëm por jo luftën, vazhdojmë të bashkuar drejtë sukseseve!”, shkruan në faqen e FC Ferizaj.

Ferizajasit po përgatiten për sfidën e ardhshme, kundër skuadrës me renome Prishtina.

Ferizaj beson e shpreson se do të triumfojnë para shikuesve të vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat