Tajneri i PSG-së e pranon: Meriton më shumë minuta!

Futboll

Tajneri i PSG-së e pranon: Meriton më shumë minuta!

Më: 15 gusht 2022 Në ora: 11:48
Leandro Paredes

Leandro Paredes pret vetëm Juven, ndërkohë që nga PSG-ja ka ardhur leja për t’u transferuar në Torino, siç konfirmojnë edhe fjalët e trajnerit Kristof Galtier:

“Situata e Paredesit nuk është si ajo e Ikardit.

Mauro është jashtë projekti, Leandro ka shumë oferta dhe e vërteta është që meriton më tepër minuta se çfarë mund t’i jap unë këtu te PSG-ja.

Gjithsesi, lojtarin e kam parë të lehtë dhe të presim të shohim se çfarë do të ndodhë”. Shkurt, Juvja mund të firmosë kur të dojë, por pret vetëm paratë nga shitja e Rabiosë te Junajtidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat