Shkupi dhe Ballkani në kërkim të historisë

Futboll

Shkupi dhe Ballkani në kërkim të historisë

Më: 17 gusht 2022 Në ora: 12:37
Shkupi dhe Ballkani në kërkim të historisë

Ditën e enjte, duke filluar nga ora 21:00, e gjithë vëmendja do të jetë në takimin play-off të Conference League mes Shkupit dhe Ballkanit.

Dy skuadrat shqiptare janë në kërkim të një suksesi historik, pasi asnjëherë më parë nuk kanë arritur deri në finishin e një kompeticioni evropian.

Dy skuadrat e nisën këtë aventurë në raundin e parë të Champions Leauge. Ndryshe nga Ballkani, që u eleminua në raundin e parë nga Zalgiris, Shkupi ia doli të kalonte në raundin e dytë, duke u eleminuar nga Dinamo Zagreb, e më pas erdhi edhe ai eleminim nga Shamrock Rovers në Europa League, duke përfunduar në play-offin e Conference League.

Kjo përballje merr një rëndësi të veçantë dhe në orët e fundit Ballkani ka zyrtarizuar një transferim me peshë. Dejan Zarubica vendos të transferohet në ekipin e Suharekës duke u larguar kështu nga Laçi. 

29-vjeçari në sezonin 2021-2022 zhvilloi 31 ndeshje, duke shënuar 9 gola dhe 5 asistime.

Ndeshja e parë mes Shkupit dhe Ballkanit do të luhet në stadiumin “Toše Proeski Arena”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat