Alegri: Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme

Futboll

Alegri: Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme

Më: 2 shtator 2022 Në ora: 15:21
Alegri: Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme

Juventusi do të përballet ditën e nesërme me Fiorentinën në ndeshjen e radhës në Serinë A.

Përpara kësaj sfidë ka folur dhe trajneri i bardhezinjve Masimiliano Alegri i cili në konferencën për shtyp përpara ndeshjes ka komentuar pritshmëritë ndaj saj dhe mungesat e mundshme në organikë.

“Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme ndaj një kundërshtari të fortë siç është Fiorentina që është përmirësuar shumë. Historia flet vetë në këtë ndeshje, duhet të bëjmë një paraqitje të madhe për të marrë tre pikët.

Kam dëgjuar shumë të flitet që jemi para Interit dhe Milanit, vlerësimet bëhen në fund, se çfarë thuhet tani nuk ka shumë rëndësi.

Vlahoviç mund të mos luaj si titullarë nesër për shkak se na pret dhe ndeshja në Champions, është një opsion që po e mendoj. Rabiot mungon me siguri.”, u shpreh Alegri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat