Braithwaite: Bën diferencën më shumë se Lewa

Futboll

Braithwaite: Bën diferencën më shumë se Lewa

Më: 14 shtator 2022 Në ora: 18:14
Braithwaite

Ish-sulmuesi i Barcelona-s, Martin Braithwaite, ka thënë se Ousmane Dembele e ka befasuar atë më shumë sesa Lionel Messi.

Sulmuesi danez është larguar kohët e fundit nga Camp Nou me kosto zero pasi kontrata e tij me katalanasit u zgjidh. Tani, lojtari i Espanyol ka folur për ish-shokët e tij të skuadrës.

“Messi është diçka tjetër, por Ousmane ka një talent që nuk e kisha parë kurrë më parë”, ka qenë deklarata befasuese e Braithwaite.

Danezi kaloi dy sezone në klub, të dy me Dembele dhe një me Messi-n para se argjentinasi të transferohej te Paris Saint-Germain. Ish-lojtari i Middlesbrough ka luajtur me Dembele në 25 ndeshje dhe dyshja ka kombinuar për dy gola.

Messi dhe Braithwaite kanë qenë bashkë në fushë në 44 ndeshje dhe kanë kombinuar gjithashtu për dy gola. Gjithsesi, danezi vlerëson veçanërisht Dembele.

Braithwaite ka thënë se sulmuesi francez jep një kontribut më të madh te Barcelona sesa blerja e re Robert Lewandowski. Ai ka thënë:

“Dembele bën diferencën më shumë se Leëandoëski. Ousmane është një djalë shumë i mirë, më pëlqen më shumë. Ai ka një talent të jashtëzakonshëm”.

Dembele e ka nisur shumë mirë sezonin duke shënuar dy gola dhe duke dhënë katër asiste në shtatë ndeshje. Trajneri i tij, Xavi, i ka thurur gjithashtu elozhe 25-vjeçarit, por duke e nxitur që të përmirësohet:

“Ai bën diferencën, jep asiste, shënon, dhe po kalon një moment të mirë. Nuk dua ta mbuloj me komplimente, por aftësia që ka në përballjet një kundër një është në nivelin e Neymar-it më të mirë. Duhet të jetë më i guximshëm, të godasë më shumë drejt portës dhe të shënojë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat