Lukaku iu kthehet fushave, afër rikthimit nga lëndimi

Futboll

Lukaku iu kthehet fushave, afër rikthimit nga lëndimi

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 15:16
Romelu Lukaku

Romelu Lukaku është në rrugë të mirë për t’u kthyer nga lëndimi.

Sulmuesi belg, Romelu Lukaku pritet të bëjë hap të madh drejt rikuperimit, në kohën kur skuadrat janë në pauzë, për shkak të kombëtareve.

Lukaku ka filluar të stërvitet në fushën stërvitore përsëri, bëjnë të ditur mediat italiane.

Gjiganti i Inter po punon fuqishëm për t’u kthyer në aksion me skuadrën e tij.

29-vjeçari e nisi mirë sezonin nën urdhrat e Simone Inzaghi. Lukaku dëshiron të jetë gati për ndeshjen ndaj Romës.

Mbetet të shihet nëse ylli belg do t’ia dalë të rikuperohet në kohë për ndeshjen ndaj Roma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat