De Ligt: Do ta fitoj Champions League

Futboll

De Ligt: Do ta fitoj Champions League

Më: 20 shtator 2022 Në ora: 23:39
De Ligt: Do ta fitoj Champions League

Matthijs de Ligt është duke e shijuar shumë eksperiencën te Bayern Munich dhe njëkohësisht nuk ndalet së kritikuari ish-klubin e tij, Juventus.

Holandezi është shprehur së fundi se te bavarezët e ndjen veten shumë pranë trofeut të Champions League.

“Më pëlqeu vërtet periudha te Juventus, por ndjeva se kishte ardhur koha për një sfidë të re”,-tha De Ligt nga grumbullimi me Holandën.

Më tej, mbrojtësi hodhi kunja drejt “Zonjës së Vjetër” duke thënë: “Juve është një ekip i madh, por ardhja këtu ishte një hap tjetër për mua, sepse Bayern ka ambicie për të fituar Champions Leaguen. Nuk e kam kuptuar këtë në Juventus".

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat