Messi shënon dy gola

Futboll

Messi shënon dy gola

Më: 24 shtator 2022 Në ora: 12:28
Messi shënon dy gola

Argjentina fitoi në miqësore ndaj Honduras me rezultatin 3-0. Ishte sulmuesi i Inter, Lautaro Martinez ai që zhbllokoi shifrat e sfidës në minutën e 16-të, ndërsa në minutat shtesë të pjesës së parë, Lionel Messi shndërroi në gol një 11-metërsh.

Në fraksionin e dytë, numri 10 i La Seleccion shënoi në minutën e 69-të edhe golin e tretë dhe të dytin personal, me rezultatin që nuk ndryshoi deri në fund të ndeshjes.

Një provë e kaluar me sukses për të besuarit e trajnerit Lionel Scaloni, të cilët e dërgojnë në 34 rekordin e ndeshjeve pa humbje duke “kërcënuar”, rekordin absolut të Italisë me axurrët që i kanë fiksuar në 38 ndeshjet pa humbje.

Një rekord që edhe pse nuk ka ndonjë vlerë specifike, sërish me siguri do të tentohet nga Messi me shokë duke parë edhe kalendarin e Argjentinës për katër ndeshjet e radhës teksa e radhës është sërish një sfidë miqësore me Xhamaikën, ndërsa më pas vijnë tre impenjimet në grupet e Kupës së Botës, ndaj Arabisë Saudite, Meksikës dhe Polonisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat