I mbetur pa ekip pas ndërprerjes së kontratës

Futboll

I mbetur pa ekip pas ndërprerjes së kontratës

Më: 28 shtator 2022 Në ora: 20:50
I mbetur pa ekip pas ndërprerjes së kontratës

Emiliano Viviano, Caner Erkin, Davide Biraschi, Matteo Ricci, etj., pa harruar Andrea Pirlon në stol. Fatih Karagumruk është një lloj “Italie e vogël”, një skuadër plot personazhe që kanë luajtur në Serinë A. Kolonisë së futbollistëve që kanë lënë gjurmë në elitën e futbollit italian i bashkohet edhe futbollisti serb Adem Ljajic.

I mbetur pa ekip pas ndërprerjes së kontratës me Beshiktashin në gusht, Ish-i i Interit, Romës, Torinos dhe Fiorentinës, është lojtar më i ri i Fatih Karagumruk.

Transferimi është zyrtar, edhe pse, siç shpjegohet në njoftimin e klubit turk, marrëdhënia e punës do të hyjë në fuqi zyrtarisht në janar, kur tregu i transferimeve të rihapet.

Kjo është arsyeja pse kontrata e Adem Ljajicit nuk do të jetë për dy vjet, por për një vit e gjysmë, deri më 30 qershor 2024.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat