Rivalët e mëdhenj anglez në garë për Abraham-in

Futboll

Rivalët e mëdhenj anglez në garë për Abraham-in

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 13:27
Rivalët e mëdhenj anglez në garë për Abraham-in

E ardhmja e sulmuesit të AS Roma, Tammy Abraham duket se sërish do të jetë në Premier League.

Ish-futbollisti i Chelseas sipas mediave italiane, verën që vjen pritet të luajë sërish në ligën më atraktive në futbollin evropiane, Premier League.

Është Manchester Unitedi një tjetër klub i madh anglez që kërkon transferimin e anglezit në ‘Old Trafford’.

Abraham prej kohësh është duke u monitoruar nga Arsenali, por ‘Topçinjtë’ tashmë rivalitetin me ‘Djajtë e Kuq’ do ta zhvillojë edhe jashtë terrenit për Abraham.

Madje, reprezentuesi anglez thuhet se preferon rikthimin në Premier League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat