Galtier: Na duhet një mbrojtës dhe një sulmues

Futboll

Galtier: Na duhet një mbrojtës dhe një sulmues

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 16:22
Galtier

Christophe Galtier foli në një konferencë për shtyp dy ditë para ndeshjes kundër Nice.

Trajneri i PSG-së pranoi se kishte kërkuar për një tjetër mbrojtës në skuadër.

“Na vjen keq që nuk e kemi atë qendërmbrojtës shtesë.

Mungesa e Kimpembe po krijon probleme, ne po hyjmë në një seri të gjatë ndeshjesh intensive dhe unë do të doja një mbrojtës ekstra, gjithashtu edhe një sulmues me një profil tjetër.

Megjithatë, është e rrallë të jesh i kënaqur pas një merkatoje. Campos dhe unë e dimë se presidenti ka bërë më të mirën”, është shprehur tekniku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat