Humbje e thellë e Besës së Pejës

Futboll

Humbje e thellë e Besës së Pejës

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 18:23
Humbje e thellë e Besës së Pejës

FC Besa po kalon në krizë të thellë edhe në këtë edicion në Ligën e Dytë. 

Skuadra me nam, tashmë gjendet në fund të tabelës pas gjashtë javësh, me asnjë pikë të fituar.

Pejanët u mposhtën sot nga FC Behar, me rezultat të thellë 0-7.

Kuqebardhët kanë shënuar vetëm dy gola në gjashtë xhiro, ndërsa kanë pranuar plot 34 sosh.

Kujtojmë se Besa ka tre tituj të Superligës në sirtar, mirëpo kriza financiare ka bërë që për dy sezone kjo skuadër të bie në Ligën e Dytë,, shkruan Gazeta Olle. Muaj më parë, para fillimit të sezonit u tha se mund të bëhet shuarja e këtij klubi, megjithatë pejanët po vazhdojnë të marrin pjesë në kampionat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat