Një emër që nuk harrohet, nga Prishtina në Hajduk dhe rrëzohet me aeroplan, medalist në Kampionatin Botëror

Futboll

Një emër që nuk harrohet, nga Prishtina në Hajduk dhe rrëzohet me aeroplan, medalist në Kampionatin Botëror

Nga: Kemajl Goca Më: 5 tetor 2022 Në ora: 15:23
Kozniku në veprim, viti 1990

Një karrierë interesante si futbollist e Ardian Koznikut!  

Një karrierë e mundimshme, nga Vëllaznimi i Gjakovës në Prishtinë dhe në vitin 1990 shtegtoi në klubin e famshëm kroat Hajdukun e Spliti, gati sa u shndërrua në tragjedi! 

Aeroplani rrëzohet në një fshat në Serbi, por fatmirësisht shpëtuan drejtuesit e Hajdukut me Ardian Koznikun, për të cilin lojtar i paguan 350 mijë marka dëmshpërblim KF Prishtinës.

Image

Disa fotografi interesante të realizuara të fotoreporterit Ilaz Bylykbashit, kur Kozniku luante me Prishtinën në vitin 1989-1990.

Kozniku ka pas një teknikë të përsosur, sulmues që nuk e kishte shoqin dhe është shqiptari që bëri histori në kampionatin e parë të pavarur kroat në edicionin 1991-1992, është golashënuesi më i mirë në kampionat. 

Image

Në vitin 1998 është fitues i medaljes së bronztë me Kombëtaren e Kroacisë në Kampionatin Botëror.

Selektor i kroatëve ishte Mirosllav Çiro Bllazheviq, ish trajner i Prishtinës në vitin 1985!     
Kozniku, një emër që nuk harrohet!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat